Shitje e pjesshmeShëndetësi Tirane

GP Medcal

Health comes first

Përmbledhje e marrëveshjes

INVESTMENT OPPORTUNITY,Infrastrukturë distribucioni, akses në treg dhe zgjerim në teknologji mjekësore me vlerë të lartë.

Prezantimi

Prezantimi (pitch deck)

PowerPoint · 297 KB

Hyni për ta parë

Për anëtarët e identifikuar

Të dhënat e kompanisë

Themeluar
2018
Punonjës
10
Forma ligjore
Sh.p.k.

Arsyeja e shitjes

Pronarët e GP Medical AL po shqyrtojnë mundësinë e përfshirjes së një investitori ose partneri strategjik për të mbështetur fazën e ardhshme të zhvillimit të kompanisë. Objektivi është fuqizimi i kapaciteteve financiare dhe operacionale, zgjerimi i portofolit të produkteve, rritja e volumit të furnizimeve dhe shfrytëzimi i mundësive të reja në tregun shqiptar dhe atë rajonal. Kompania ka krijuar një bazë aktiviteti, eksperiencë sektoriale dhe marrëdhënie tregtare mbi të cilat mund të ndërtohet një fazë e re rritjeje. Struktura e transaksionit mbetet e hapur për diskutim, përfshirë pjesëmarrjen në kapital ose një partneritet strategjik, në varësi të propozimit dhe objektivave të investitorit. Menaxhimi aktual është i gatshëm të mbështesë vazhdimësinë operacionale, transferimin e njohurive dhe zhvillimin e mëtejshëm të aktivitetit sipas marrëveshjes që do të arrihet.

Përfshihen në shitje

  • Inventar dhe mallra
  • Marka tregtare
  • Licenca dhe leje
  • Kontrata me klientë dhe furnitorë

Modeli i biznesit

GP Medical AL SHPK po kërkon një investitor strategjik për të mbështetur fazën e ardhshme të rritjes dhe zgjerimit të kompanisë. Qëllimi nuk është shitja e plotë e biznesit, por përfshirja e një partneri afatgjatë me pjesëmarrje minoritare në kapital. Kapitali i ri synohet të përdoret për forcimin e kapaciteteve të furnizimit, financimin e inventarit dhe porosive, zhvillimin e partneriteteve të reja me prodhues ndërkombëtarë dhe zgjerimin e portofolit të produkteve mjekësore e farmaceutike. Investitorit i ofrohet mundësia të bëhet ortak në një kompani ekzistuese, me aktivitet dhe eksperiencë në tregun shqiptar të shëndetësisë. Pjesëmarrja në kapital dhe të drejtat përkatëse do të përcaktohen me marrëveshje, pas vlerësimit financiar dhe ligjor të kompanisë. Menaxhimi operacional synohet të vazhdojë nga ekipi aktual i GP Medical.

Avantazhet konkurruese

GP Medical AL ka ndërtuar gjatë aktivitetit të saj një pozicion të specializuar në tregun shqiptar të pajisjeve dhe teknologjive mjekësore. Avantazhi kryesor konkurrues qëndron në njohuritë teknike dhe tregtare, eksperiencën në prokurimet spitalore, marrëdhëniet me prodhues ndërkombëtarë dhe njohjen e procedurave të regjistrimit dhe shpërndarjes së produkteve mjekësore. Kompania ka zhvilluar aktivitet në kategori me vlerë të lartë teknologjike, ku kërkohen njohuri specifike klinike, dokumentacion rregullator dhe bashkëpunim i vazhdueshëm me profesionistët e shëndetësisë. Portofoli i diversifikuar krijon mundësi për zhvillimin e disa linjave të biznesit, ndërsa marrëdhëniet e krijuara me furnitorët dhe institucionet shëndetësore përbëjnë një bazë për zgjerimin e aktivitetit. Eksperienca e menaxhimit, fleksibiliteti operacional dhe aftësia për të identifikuar e integruar produkte të reja përbëjnë avantazhe për një investitor strategjik që dëshiron të hyjë ose të zgjerohet në tregun shqiptar dhe atë rajonal të shëndetësisë.

Hapat e tu të ardhshëm

  1. 1. Zgjidh ofertën e përshtatshme

    Shqyrto llojin e transaksionit, vendndodhjen dhe të dhënat financiare. Ruaj ofertat që të interesojnë në listën tënde.

  2. 2. Kërko akses

    Për mandatet konfidenciale, hyr në llogari dhe kërko akses NDA. Kërkesa shqyrtohet para hapjes së të dhënave të mbrojtura.

  3. 3. Diskuto dhe verifiko

    Nga paneli shpreh interes dhe kontakto ekipin Mercatus. Konfirmo ofertën dhe shqyrto dokumentet mbështetëse para se të vazhdosh.

Publikimi nuk garanton vlerësimin, rezultatet financiare apo përfundimin e transaksionit. Verifiko autorizimin e pronarit, pasqyrat financiare dhe dokumentet ligjore me këshilltarët e tu.