Ngritje kapitaliTurizëm Karpen, Kavaje

Lotus Group shpk

Hoteleri-Turizem

Përmbledhje e marrëveshjes

Lotus Group është një kompani shqiptare e fokusuar në operimin dhe menaxhimin e strukturave turistike. Kompania ka zhvilluar aktivitetin e saj përmes menaxhimit dhe operimit të resorteve, duke ndërtuar eksperiencë në hoteleri, F&B dhe shërbime turistike. Qëllimi i Lotus Group është të zgjerojë portofolin e strukturave nën menaxhim, të rrisë kapacitetet operative dhe të ndërtojë një platformë hospitality të shkallëzueshme. Ngritja e kapitalit synon të mbështesë këtë zgjerim, investimet në produkt dhe operacione, si dhe marrjen në menaxhim apo operim të projekteve të reja turistike.

Fotot

Prezantimi

Prezantimi (pitch deck)

PDF · 100 KB

Hyni për ta parë

Për anëtarët e identifikuar

Shiko prezantimin me videoinstagram.com/lotus.beachhotel?stkn=dGNsZTNlOG8yMmsy

Të dhënat e kompanisë

Themeluar
2022
Punonjës
110
Forma ligjore
Sh.p.k.

Problemi i shitësit

Tregu shqiptar i turizmit po rritet, por një pjesë e konsiderueshme e strukturave hoteliere mbeten të fragmentuara, sezonale dhe pa sisteme të standardizuara operimi, shitjeje dhe revenue management. Shumë prona kanë potencial, por u mungon ekspertiza dhe struktura profesionale për të maksimizuar performancën e tyre.

Struktura e transaksionit

Lotus Group merr në operim ose menaxhim struktura hoteliere dhe aplikon një model të centralizuar për operacionet, shitjet, revenue management, F&B, teknologjinë dhe menaxhimin e stafit. Qëllimi është krijimi i një platforme hospitality të shkallëzueshme, ku eksperienca dhe infrastruktura ekzistuese e kompanisë mund të aplikohen në disa prona pa qenë e nevojshme pronësia mbi asetet.

Modeli i biznesit

Lotus Group operon në sektorin e hospitality përmes menaxhimit të strukturave turistike. Kompania gjeneron të ardhura kryesisht nga akomodimi, paketat All Inclusive/Half Board, Food & Beverage, eventet dhe shërbimet e tjera hoteliere. Modeli synon rritjen përmes optimizimit të strukturave ekzistuese dhe zgjerimit të portofolit me hotele dhe resorte të tjera nën operim ose menaxhim.

Avantazhet konkurruese

Eksperiencë direkte në operimin e resorteve sezonale dhe menaxhimin e plotë të ciklit të hospitality: shitje, revenue management, operacione, F&B dhe menaxhim të stafit. Modeli asset-light mundëson zgjerimin e portofolit pa përdorur shumë kapital. Lotus Group synon të ndërtojë një platformë të standardizuar operimi, duke përdorur teknologjinë, centralizimin e funksioneve dhe marrëdhëniet me partnerët turistikë për të rritur eficiencën dhe për të integruar struktura të reja nën të njëjtin sistem menaxhimi.

Konteksti i tregut

Fokusi fillestar është tregu shqiptar i turizmit, veçanërisht destinacionet bregdetare dhe strukturat resort/hotel me potencial për përmirësim të performancës. Në fazën e parë, Lotus Group synon zgjerimin e portofolit në Shqipëri përmes qirasë, management agreements dhe partneriteteve me pronarë hotelesh, me mundësi zgjerimi rajonal në një fazë të mëvonshme.

Treguesit e biznesit

  • Të ardhura 12 muajt e fundit: €2.1M
  • Resort në operim: 100 dhoma
  • Kapacitet: deri në ~300 guests
  • Model: All Inclusive / Half Board
  • Eksperiencë operative e ekipit drejtues: 10+ vite në hospitality

Përdorimi i fondeve

Strukturë e re50%
Investime strukture e re20%
Kapital qarkullues15%
Teknologji10%
Marketing5%

Afati kohor i transaksionit

  1. 2022 — Themelimi i Lotus Group
    Hapi 1
  2. 2022–2024 — Operimi i Blue Marine Hotel për 3 sezone
    Hapi 2
  3. 2024 — Nisja e operimit të Lotus Resort, Karpen
    Hapi 3
  4. 2025–2026 — Konsolidimi dhe rritja e operacioneve të Lotus Resort
    Hapi 4
  5. Faza e ardhshme — Zgjerimi i portofolit me struktura të tjera nën operim/menaxhim
    Hapi 5
  6. Çmim nga UNDP si biznes që zhvillon zonën dhe punëson banorët lokalë
    Hapi 6

Menaxhimi dhe shitësi

Florjan Kallaverja
CEO

The CEO & Founder of Lotus Group SH.P.K leads the company with an ambitious, energetic, and forward-thinking approach, focused on delivering quality hospitality and exceptional guest experiences. Through strong leadership and continuous improvement, Lotus Beach Resort has been developed as a destination defined by comfort, care, and attention to detail.

Hapat e tu të ardhshëm

  1. 1. Zgjidh ofertën e përshtatshme

    Shqyrto llojin e transaksionit, vendndodhjen dhe të dhënat financiare. Ruaj ofertat që të interesojnë në listën tënde.

  2. 2. Kërko akses

    Për mandatet konfidenciale, hyr në llogari dhe kërko akses NDA. Kërkesa shqyrtohet para hapjes së të dhënave të mbrojtura.

  3. 3. Diskuto dhe verifiko

    Nga paneli shpreh interes dhe kontakto ekipin Mercatus. Konfirmo ofertën dhe shqyrto dokumentet mbështetëse para se të vazhdosh.

Publikimi nuk garanton vlerësimin, rezultatet financiare apo përfundimin e transaksionit. Verifiko autorizimin e pronarit, pasqyrat financiare dhe dokumentet ligjore me këshilltarët e tu.