Lotus Group shpk
Hoteleri-Turizem
Deal overview
Lotus Group është një kompani shqiptare e fokusuar në operimin dhe menaxhimin e strukturave turistike. Kompania ka zhvilluar aktivitetin e saj përmes menaxhimit dhe operimit të resorteve, duke ndërtuar eksperiencë në hoteleri, F&B dhe shërbime turistike. Qëllimi i Lotus Group është të zgjerojë portofolin e strukturave nën menaxhim, të rrisë kapacitetet operative dhe të ndërtojë një platformë hospitality të shkallëzueshme. Ngritja e kapitalit synon të mbështesë këtë zgjerim, investimet në produkt dhe operacione, si dhe marrjen në menaxhim apo operim të projekteve të reja turistike.
Photos
Presentation
Company facts
- Founded
- 2022
- Employees
- 110
- Legal form
- LLC (Sh.p.k.)
Seller problem
Tregu shqiptar i turizmit po rritet, por një pjesë e konsiderueshme e strukturave hoteliere mbeten të fragmentuara, sezonale dhe pa sisteme të standardizuara operimi, shitjeje dhe revenue management. Shumë prona kanë potencial, por u mungon ekspertiza dhe struktura profesionale për të maksimizuar performancën e tyre.
Transaction structure
Lotus Group merr në operim ose menaxhim struktura hoteliere dhe aplikon një model të centralizuar për operacionet, shitjet, revenue management, F&B, teknologjinë dhe menaxhimin e stafit. Qëllimi është krijimi i një platforme hospitality të shkallëzueshme, ku eksperienca dhe infrastruktura ekzistuese e kompanisë mund të aplikohen në disa prona pa qenë e nevojshme pronësia mbi asetet.
Business model
Lotus Group operon në sektorin e hospitality përmes menaxhimit të strukturave turistike. Kompania gjeneron të ardhura kryesisht nga akomodimi, paketat All Inclusive/Half Board, Food & Beverage, eventet dhe shërbimet e tjera hoteliere. Modeli synon rritjen përmes optimizimit të strukturave ekzistuese dhe zgjerimit të portofolit me hotele dhe resorte të tjera nën operim ose menaxhim.
Competitive advantages
Eksperiencë direkte në operimin e resorteve sezonale dhe menaxhimin e plotë të ciklit të hospitality: shitje, revenue management, operacione, F&B dhe menaxhim të stafit. Modeli asset-light mundëson zgjerimin e portofolit pa përdorur shumë kapital. Lotus Group synon të ndërtojë një platformë të standardizuar operimi, duke përdorur teknologjinë, centralizimin e funksioneve dhe marrëdhëniet me partnerët turistikë për të rritur eficiencën dhe për të integruar struktura të reja nën të njëjtin sistem menaxhimi.
Market context
Fokusi fillestar është tregu shqiptar i turizmit, veçanërisht destinacionet bregdetare dhe strukturat resort/hotel me potencial për përmirësim të performancës. Në fazën e parë, Lotus Group synon zgjerimin e portofolit në Shqipëri përmes qirasë, management agreements dhe partneriteteve me pronarë hotelesh, me mundësi zgjerimi rajonal në një fazë të mëvonshme.
Business metrics
- Të ardhura 12 muajt e fundit: €2.1M
- Resort në operim: 100 dhoma
- Kapacitet: deri në ~300 guests
- Model: All Inclusive / Half Board
- Eksperiencë operative e ekipit drejtues: 10+ vite në hospitality
Use of funds
Transaction timeline
- 2022 — Themelimi i Lotus GroupStep 1
- 2022–2024 — Operimi i Blue Marine Hotel për 3 sezoneStep 2
- 2024 — Nisja e operimit të Lotus Resort, KarpenStep 3
- 2025–2026 — Konsolidimi dhe rritja e operacioneve të Lotus ResortStep 4
- Faza e ardhshme — Zgjerimi i portofolit me struktura të tjera nën operim/menaxhimStep 5
- Çmim nga UNDP si biznes që zhvillon zonën dhe punëson banorët lokalëStep 6
Management and seller
The CEO & Founder of Lotus Group SH.P.K leads the company with an ambitious, energetic, and forward-thinking approach, focused on delivering quality hospitality and exceptional guest experiences. Through strong leadership and continuous improvement, Lotus Beach Resort has been developed as a destination defined by comfort, care, and attention to detail.
